10-vjeçari nga Batinca e Shkupit dje është lënduar rëndë, pasi është shtypur nga kamioni dhe ndodhet në rrezik për jetë.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:10 në fshtatin Batincë të Shkupit, kur makina për mallra “Mercedes” me targa të Shkupit e drejtuar nga S.J (29) nga fshati Cvetovo i Shkupit, ka goditur 10-vjeçarin dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
10-vjeçari është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe ndodhet në rrezik për jetë.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për ndriçimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...