Të hënën fëmijët e Idrizovës duhet të fillojnë me mësimin tek Shtëpia e Kulturës në këtë fshat, pasi në takimin e sotëm të prindërve me kryetarin e Gazi Babës, ky i fundit ka thënë se në shkollën fillore “Njegosh” nuk ka vend.
Megjithatë Alsat mëson nga burime të sigurta se gjatë pasdites pjesa më e madhe e objektit të ri është bosh. Pas takimit, për mediat u prononcuan vetëm prindërit, pasi kryetari nuk doli nga hapësirat e komunës.
“Zgjidhje për të shkolla “ Njegosh” nuk kemi parë dhe kemi bërë një zgjidhje të përkohshme që 11 nxënësit do të vazhdojnë tek objekti ku mbajtëm mbledhjen atë ditë, pra te domi. Na u ofrua serish Ognjanca, “Kongresi i Manastirit” dhe “25 Maji” me transport, nuk e pranuam”, pohoi Rizvani Seferi, prind.
Objekti ku të hënën nxënësit e klasës së gjashtë duhet të nisin me mësim nuk plotëson asnjë kusht për një qëllim të tillë: s’ka banka, karrige, tabela, apo ngrohje. Sipas prindërve, kryetari i Gazi Babës ka kërkuar prej tyre afat prej 24 që objektin ta shndërrojnë në një “mini shkollë” të përshtatshme për 11 fëmijët që për këtë vit shkollorë nuk kanë ndjekur asnjë orë mësimore.
“Prej të hënës kemi shpresa se nxënësit tanë do të fillojnë me mësim. Për kuadrin e ka marrë përsipër kryetari i komunës, se do të gjejë njëfarë zgjidhej bashkë me ministrin e arsimit. Është zgjidhje e përkohshme, deri sa të ndërtohet shkolla e re. Ai na ka premtuar se të hënën me 90% fëmijët do të nisin me shkollë. Nëse jo të hënën, të martën. Ne e kemi kushtëzuar, se pa ato mjete, nxënësit tanë nuk do të fillojnë me shkollë”, pohoi Imer Rexhepi, prind.
Në seancën e fundit, Qeveria mbështeti zgjidhjen e këtij problemi duke i rekomanduar Komunës Gazi Babë që ti ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollës së re fillore./Alsat/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...