Një bandë grabitësish shqiptarë është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Sipas mediave italiane mësohet se katër shqiptarë mes tyre një grua e moshës 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spizia, janë vënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia.
Ndër të tjera në media thuhet se, ata kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat që do të kryenin vjedhjen, duke përfituar nga errësira dhe mungesa e qiramarrësve, ndërsa sulmuan shtëpitë dhe plaçkitën gjithçka që mundën.
Agjentët e njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të La Spezia-s, pas hetimeve të gjata, zbatuan urdhrin për masën e sigurisë në burg të lëshuar nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së La Spezias, Diana Brusacà me kërkesë të zv. prokurorës Maria Pia Simonetti, kundër tre burrave, ndërsa gruaja është akuzuar se, ishte ajo që merrte sendet e vjedhura.
Sipas hetuesve, shqiptarët vepronin si grup i organizuar kriminal. Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve./abcnews.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit