Shkarkimi i Kajmakut, reagon Rama: Institucionet janë institucione

12:19 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Fill pas vendimit të trupës së KQZ-së për mbarimin e mandatit të (tashmë) ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Institucionet janë institucione”, është shprehur Rama.
Pas vendimit të KQZ për të shkarkuar nga detyra si kryebashkiak i Vorës Agim Kajmakun, ka reaguar avokati i tij Isuf Shehu.

Top Channel e pyeti avokatin nëse do e ankimojë vendimin. Në përgjigjen e tij avokati i kryebashkiakut konfirmoi një hap të tillë.

“Patjetër, por në radhë të parë duhet të pyes klientin tim nëse do paraqesë ankim para gjykatës administrative. U konfirmua që të pestë janë në një mendje që s’duhet zbatuar as Kushtetuta as ligji, por një akt në zbatim të ligjit. Kjo është pa sens. Është alogjike aspak racionale të paktën duhet të ishin thelluar. S’mund të merrnin një vendim të tillë në këtë formë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme