Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit 2016 në Maqedoni, paraqet 23,1 për qind, ndërsa numri i të papunëve në atë tremujor paraqet 219.148 persona, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Sipas të dhënave të publikuara shkalla e papunësisë në këtë tremujor në raport me muajin e kaluar është ulur për 0,3 për qind.
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 60,3 për qind janë burra, ndërsa 39,7 për qind janë gra. Sipas moshës më së shumti të papunë ka nga 15 deri 24 vjeç 47,3 për qind, prej 25 deri 49 vjeç22,3 për qind dhe prej 50 deri 64 vjeç ka 16,9 për qind të papunë. Në mesin e të papunëve 105.180 janë me arsim të mesëm të shkallës së katërt, 19.868 me arsim të mesëm me shkallë të tretë dhe me arsim të lartë 44.509 persona.
Popullata aktive në Maqedoni numëron 950.255 persona prej të cilëve të punësuar janë 731.107 persona. Më shumë nga të punësuarit janë në industrinë përpunuese 137.351, bujqësi, pylltari dhe peshkatari 121.068 dhe tregti 109.065 persona./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...