Banorët e Misleshovës në Strugë vazhdimisht përballen me probleme nga vërshimet e shiut. Prej 15 vitesh kanali që kalon nëpër fshat nuk është pastruar dhe aty shpesh grumbullohen mbeturina.
Vendasit kërkojnë që komuna të pastrojë dhe thellojë kanalin për t’u mbrojtur nga vërshimet dhe moti i keq. Ata thonë se sa herë që bie shi, i tremben dëmeve të reja.
“Ndezim motorë, jemi në shërbim gjithë natën kur bie shi, tani shiu është shumë i vrullshëm, nuk është si më parë, tash papritmas një re për 15 minuta mbush kanalin. Shihet se ka mbeturina në kanal, por ka edhe bar dhe pemë që janë rritur për 15 vjet, janë rritur dhe nuk janë pastruar.” – tha Bogdan Mateski, banor i Misleshovës.
Përmbytjet e fundit të mëdha ndodhën në dhjetor të vitit të kaluar. Banorët kanë raportuar në komunë dhe në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, por thonë se askush nuk ka marrë masa.
“Unë nuk mund të dilja nga shtëpia, jetoj këtu, uji arriti tek shkallët e mia, ndërsa podrumi im është shkatërruar, e kam bërë për mbrojtje një vit më parë, por kaq. Kanali duhet pastruar rregullisht, unë jetoj këtu dhe më përpara çdo vit një komunitet ujor ka pastruar kanalin.” – u shpreh Vasko Remboski, banor i Misleshovës.
Edhe pse komisioni i komunës ka bërë një raport për përmbytjet e mëdha në vitin 2015, kur në dhjetëra shtëpi të fshatit u shkatërruan plotësisht të gjitha orenditë, deri më sot banorët nuk janë kompensuar./Fakte/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...