Si kryetar i Shkupit duhet të mbaj llogari për atë se çka do të ndodhë në qytetin tonë në 30 vitet e ardhshme.
Vlerësoj se jam i obliguar të mendoj për këtë qytet, ta parashoh zhvillimin e tij. Duhet të japim input planor për zhvillim të qytetit. Zhvillimi i Shkupit në periudhën e kaluar është i dhunshëm dhe është jashtë çfarëdo plani dhe koncepti. Unë për dallim të të tjerëve dëshiroj të flas për koncept të zhvillimit të qytetit tim, thotë kryetari i Shkupit Petre Shilegov në intervistën për MIA.
Ai sqaron se kur e kishte marr në duar Qytetin e Shkupit kishte hasur në tre probleme më të mëdha. I pari është bulevardi “Brigada e tretë Maqedonase” kah Lisiçja ku ende ekziston lavanderi në mes të bulevardit, i dyti është ish-stacioni i autobusit me numër 24 në Kisella Vodë, te qarkorja, ndërsa i treti është bulevardi “Hristijan Todorovski – Karposh” në Butel. Pret që për 30 ditë të përfundojnë aktivitetet ndërtimore në Butel dhe te qarkorja në Kisella Vodë.
Sipas tij, Shkupi në tridhjetë vitet e kaluara ishte trajtuar si një fëmijë i padëshiruar.
Ai paralajmëroi rritjen e infrastrukturës së ndërmarrjeve komunale, gjegjësisht furnizimin me automjete të reja, cisterna, kontejnerë… Theksoi se po përfundojnë me specifikimin teknik të furnizimit publik më të madh dhe më vëllimor që do të mundësojë që Qyteti i Shkupit të marrë kontejnerë të rinj dhe më funksionalë nga këto të cilat i kemi.
Shilegov theksoi se të gjitha ndërmarrjet publike janë me probleme.
Në intervistë Shilegov flet për problemin me qentë endacak, për projektet kapitale të cilat duhet të realizohen sa më parë, për mbingarkimin e komunikacionit.
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...