Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pret që sezonin e ardhshëm të koncerteve Salla Universale të jetë gati për mbajtjen e koncerteve.
Para fillimit të rikonstruktimit të Sallës Universale, Shilegov tha se gjatë vitit 2021 Salla Universale, me një shkëlqim të ri do t’u kthehet shkupjanëve dhe do të vazhdojë të jetë vend kulti, ku është e gjithë historia e Maqedonisë moderne.
“Me mjetet e siguruara buxhetore, më në fund janë krijuar kushtet për fillimin e rikonstruimit të plotë të kësaj ndërtese në formën dhe madhësinë ekzistuese, duke ruajtur pamjen e saj autentike si simbol i ripërtëritjes së Shkupit pas tërmetit. Ne vendosëm për këtë hap pas mbështetjes së gjerë të dhënë nga publiku për idenë për të ruajtur Sallën Universale në formën e saj aktuale, në vendin ekzistues, gjë që nuk do të thotë se kemi hequr dorë nga ideja për një sallë koncerti të re me shoqërimin e kapaciteteve të tjera të kongresit në një vend tjetër”, deklaroi Shilegov.
Në të njëjtën kohë, kryetari Shilegov theksoi se ky rikonstruim nuk i plotëson nevojat e qytetarëve në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
“Ndërtimi i një salle të re koncertesh me ambiente shoqëruese të kongresit, me parkim të siguruar dhe zgjidhje të përshtatshme trafiku për qasje dhe një numër standardesh të tjera teknike të këtij lloji është diçka që duhet t’i ndodhë Shkupit, një orë më shpejt”, tha Shilegov./TV21
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi