Shilegov: Plani i Detajuar Urbanistik tashmë është miratuar

08:36 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Plani i detajuar urbanistik për zonën afër liqenit Treska tashmë është miratuar dhe ajo që po ndodh aktualisht atje është me siguri zbatimi i tij, tha kryetari i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin “360 gradë” në Alsat.

“Kur filluan bisedimet, shtuam si vlerë që Treska në një mënyrë të bëhet projekt shtetëror, që do të thotë se nuk është e drejta ime, si kryetar i Shkupit, dhe as e z. Bexhetit ta menaxhojë atë sistem vetëm, por është në interesin e shtetit dhe ajo që po ndodh tani është realizimi i Planit të Detajuar Urbanistik dhe mendoj se bisedimet me investitorët janë në fund,” tha Shilegov.

Më herët, Komuna e Sarajit u kërkoi pronarëve të rimorkiove që janë vendosur në tokën afër Treskës për dekada, t’i heqin ato, gjë që shkaktoi spekulime të ndryshme rreth asaj që mund të ndërtohej në vendin pranë liqenit Treska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme