Shilegov: Nuk do ta largojmë përmendoren e UÇK-së në Çair

13:47 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në një emision në Alsat-M, tha se nuk do ta largojë përmendoren e UÇK-së në Çair, pasi Bashkia e Shkupit është kompetente në këtë rast.

Ai shtoi se ky rast nuk është i njëjtë me atë të përmendores së Qoses, e cila para disa ditëve u largua nga kompetentët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupit këtu nuk do të prekë. As nuk është paraqitur si investues, as si vendosë, për këtë arsye nuk mund të thuhet se është e njëjtë me largimin e përmendores së Qoses. Kjo është punë e organeve komunale në Çair dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve”, tha Shilegov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme