Kryetari i Bashkisë së Shkupit sqaroi se shkarkoi drejtoren e gjimnazit “Nikolla Karev” sepse beson fuqimisht në të drejtat demokratike që ajo është përpjekur ta pengojë.
“Unë besoj fuqimisht në të drejtat demokratike. E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore, pa dallim nëse është i rritur apo e mitur. Edhe kur isha në opozitë, unë luftova fort kundër kërcënimeve dhe shkeljeve të njerëzve sepse ata po protestonin. Nëse do të ishte në ndonjë kohë më herët, dyert e shkollës do të ishin mbyllur, ndërsa nxënësit nuk do të mund të dilnin. E drejta për një mjedis të shëndetshëm është drejtë themelore. E ardhmja qëndron tek ata që përpiqem të jenë më të zëshëm, ndërsa dikush u përpoq të pengonte ata”, tha Shilegov.
I pyetur se pse nuk mori pjesë në protesta, Shilegov u përgjigj se, zyrtarisht ishte me mungesë për të cilën kishte njoftuar më herët./telegrafi
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...