Google ADS

Shilegov: BDI vetë do sjell vendimin për qeverin e re

19:50 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Pas deklaratës së liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti se partia e tij po shqyrton edhe opsionin që të ngelet parti opozitare krahës opsionit për të krijuar qeveri me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), nga kjo e fundit thonë se është e drejt e organave partiake të BDI-së që të marrin vendimet e tyre.
“BDI vetë do të sjell vendimin. Nuk mund të komentojmë vendimet e tyre. Është e drejtë e BDI-së të vendosë në organet e saj”, ka thënë Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së për Gazeta Express

Ndryshe ditë më parë funksionarë të lartë të LSDM-së patën deklaruar se janë shumë afër finalizimit të bisedimeve me BDI-në dhe se presin deri ka mesi i mujat mars të formohet qeveria e re në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme