Shënon rënie numri i të prekurve nga gripi sezonal.
Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik gjatë javës së shkuar janë regjistruar 4946 raste me grip dhe sëmundje tjera të ngjashme me gripin, që paraqet rënie prej rreth 13% krahasuar me një javë më parë. Moshat shkollore dhe ato nga 15-64 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi, ndërsa raste janë regjistruar në 29 komuna të vendit. Pavarësisht rënies së numrit, epidemiologët thonë se mund të pritet edhe një valë tjetër periudhës që vjen.
“Përkundër faktit se gripi ka marrë shtrirje të gjerë, vlerësimet janë ngadalë po bie intensiteti i tij. Megjithatë ky është një virus i paparashikueshëm dhe mund të presim befasi gjatë javëve të ardhshme. Si do që të jetë, kulmi i sezonit kaloi dhe ngadalë do të bjerë dukshëm numri i të sëmurëve”– u shpreh Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe.
Autoritetet thonë se për momentin nuk ka raste me komplikime të rënda si pasojë e gripit apo viktima të reja.
“Ne i ndjekim rastet në bazë të infektimit respirator akut, d.m.th sëmundje më të rënda se gripi normal. Këtu bien sëmundje më të rënda respiratore apo grip i pa konfirmuar. Gjatë javës së shkuar këso raste ka pasur rreth 70 por për fat të mirë nuk kemi raste të rënda në ventilim mekanik, apo viktima. Mbetet 3 numri i viktimave”, – u shpreh Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe.
Nga fillimi i sezonit e deri më tash numri i të prekurve ka arritur në mbi 27,000. Në krahasim me vitin e kaluar ky numër është më i lartë për mbi 75% ku gjithsej ishin regjistruar mbi 15,000 raste. Epidemiologët vazhdojnë të apelojnë për vaksinim, duke theksuar se numri i të prekurve ende nuk mund të llogaritet si shumë i ulët./alsat
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit