Google ADS

Shi dhe moti i vranët në Maqedoni të Veriut

08:14 | 16 Shkurt 2022
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kohë pas kohe me reshje të shiut, bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometerologjike.

Do të fryjë erë e dobët.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, kurse maksimalja prej 8 deri 14 gradë celsius.

Në Shkup do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut, shoqëruar me erë të dobët.

Temperatura minimale do të ulet në 3, kurse maksimalja do të arrijë në 10 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme