Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni e dënon ashpër paraburgimin e kameramanit Ibrahim Mahmuti dhe fotoreporterin nga Kosova, Blerim Uka që ndodhi dje, gjatë shqiptimit të vendimit për rastin “Lagja e trimave”.
“Është e neveritshme se ky sulm ndaj lirisë së mediave ndodhi më 2 Nëntor, Dita ndërkombëtare kundër mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Sjellja e tillë e institucioneve është e papranueshme dhe ka për qëllim t’i frikësojë gazetarët dhe të nxitë vet censurimin kur raportojnë për procese të caktuara gjyqësore. Kolegët Mahmuti dhe Uka, gjashtë orë u mbajtën në stacionin policor me arsyetim se ata i kanë filmuar gjyqtarët.
Nga biseda me to pas lirimit të tyre, irriton fakti se fotografimi ka qenë vetëm arsyetim për t’i marrë gazetarët në pyetje sepse kanë incizuar anëtarë të policisë jashtë ndërtesës së gjykatës”, thonë nga SHGM.
Nga SHGM shtojnë se ngelet dilema rreth asaj se a ka pasur policia urdhër për arrestimin e kolegëve sepse Prokuroria Publike dje i ka informuar se nuk ka dhënë kërkesë, ndërsa sot, sipas tyre, e thonë të kundërtën. “Pyesim, çfarë ka kontribuuar që Prokuroria Publike të ndryshojë qëndrimin? SHGM do të dërgojë ankesë deri te MPB për mbajtjen e kolegëve në stacionin policor për gjashtë orë pa iu dhënë mundësi që të lajmërojnë redaksitë dhe familjet e tyre se janë në paraburgim. Presim që policia seriozisht të hetojë këtë incident dhe të shqiptojë sanksione përkatëse. Vetëm me dialog të hapur të gazetarëve me institucionet përkatëse, do të ndryshohet praktika e keqe e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve”, thonë nga SHGM./Portalb.mk
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit