Ministria e Shëndetësisë njofton se pasi kanë rezultuar negativ në dy teste të Covid-19, nga Klinika Infektive në Shkup janë lëshuar 10 pacient të cilët janë rikuperuar plotësisht.
Nga kjo ministri shtojnë se edhe 32 pacient tjerë të cilët janë kuruar në kushte shtëpiake tashmë janë shëruar nga koronavirusi, respektivisht bëhet fjalë për 12 pacient nga Dibra dhe 20 nga Shkupi. Me rastet e fundit, në vendin tonë nga virusi korona janë shëruar gjithsej 86 pacientë.
Ndryshe, në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit nga 710 teste të bëra, 54 kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19. Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë (25), Shkup (13), Prilep (10), Veles (2) dhe nga një i infektuar në Shtip, Tetovë, Kërçovë dhe Gostivar.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se gjashtë persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit. Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shatori”. Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi. Me këto shifra bilanci i të infektuarve shkon në 908 prej të cilëve 778 raste janë aktive ndërsa numri i viktimave shkon në 44./alsat
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...