Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në takim me qytetarë nga Struga tha se “vetëm Mickoski iu gëzua gabimit historik të BE-së”.
Sheqerinska theksoi përparimin e madh në dy vitet fundit duke shtuar se LSDM do të vazhdojë me politikat që sigurojnë standarde evropiane në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për dy vite e gjysmë i rregulluam gabimet e bëra në 11 vitet e kaluar. Kishim shtet të izoluar, të shkatërruar dhe me raporte të liga me shtetet tjera por sot jemi anëtar i NATO-s dhe së shpejti flamuri ynë do të valojë para selisë së Aleancës”, tha Sheqerinska.
Sipas saj, nga shtet i kapur ku të gjithë frikësoheshin jemi shndërruar në shtet i njerëzve të lirë dhe se për më pak se dy vite e gjysmë paga minimale është rritur dy herë, një herë 12.000 dhe tani 14.500.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...