Google ADS

Sheqerinska: Vendimet për emrin do të merren në korrik

10:50 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ka thënë se bisedimet për çështjen e emrit akoma nuk janë në fazën finale, ndërsa vendimet do të sillen në qershor dhe korrik.

“Mendojmë se është herët të japim detaje, pasi ajo do të zvogëlonte mundësitë për zgjidhjen e problemit. Duhet të punojmë me durim dhe besoj se kjo do të jep rezultate”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se bisedimet janë rreth emrit, ndërsa argumentet janë në anën e Maqedonisë në çështjen e gjuhës, pasi siç tha, nuk ekziston gjuhë antikemaqedonase.

“Nëse të dy palët duan të gjejnë zgjidhje të pranueshme, atëherë duhet të negociojnë ndershëm dhe me dinjitet. Vendimet do të sillen në qershor dhe korrik. Ne duam të shohim konturet e një zgjidhjeje deri në fund të marsit, por nuk do të lejojmë që afatet të na shkelin, pasi duhet të gjejmë një marrëveshje të mirë edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme