Google ADS

Sheqerinska: Tashmë jemi në NATO, është nënshkruar marrëveshje teknike me Greqinë

18:56 | 30 Shtator 2019
L G

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Ministria e Mbrojtjes Nacionale të Greqisë në Athinë e kanë nënshkruar marrëveshjen teknike për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

“Ne tashmë jemi jemi në NATO, sot në Athinë me Ministrinë e Mbrojtjes Nacionale të Greqisë e nënshkruam marrëveshjen teknike për mbikëqyrjen e hapësirës tonë ajrore. Mbrojtja e qiellit është e drejtë ekskluzive e vendeve anëtare të NATO-s”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshjen teknike e nënshkruan Komandati i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i Mborjtjes, Christos Krusodulu.

Më herët, marrëveshjen për bashkëpunim në mbrojtje u nënshkrua nga ministrat, Radmilla Shqerinska dhe Evangelos Apostalkis, gjatë vizitës zyrtare të delegacionit nga Greqia në Maqedoni./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme