Ambasadori i Maqedonisë në Washington nuk e ka shoqëruar ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në vizitën e saj zyrtare në SHBA.
Në emisionin “Top Tema”, Sheqerinska shprehet se i është dukur sikur Maqedonia nuk ka ambasador atje, pasi që nuk e ka takuar as zyrtarisht, dhe se kjo është një sjellje skandaloze.
Për këtë sjellje, Sheqerinska do ta njoftoj edhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, pasi që ai të kthehet nga takimi katërpalësh në Selanik.
Më tej, Sheqerinska thotë se ambasadorit Vasko Naumovski nuk i bëhet vonë se e merr rrogën mujore nga kjo Qeveri, kurse është e papranueshme që në gjashtë vitet e fundit të mos ketë asnjë vizitë në Pentagon, diçka që sipas saj tregon papërgjegjshmëri në kryerjen e funksionit./Telegrafi
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen