Google ADS

Sheqerinska: Protokolli për NATO do të jetë gati menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes në Greqi

15:27 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot deklaroi se “Protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO do të jetë gati në momentin kur marrëveshja e Prespës do të zbatohet dhe ratifikohet nga të dyja palët. Presim që pjesën tonë të obligimeve t’i kryejmë në kohë sipas planeve, dhe se të njëjtën gjë do ta bëj edhe Greqia”.

“Hapat në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Prespës si dhe nënshkrimi i protokollit për NATO u biseduan me përfaqësues të NATO-s. hapat u definuat në marrëveshjen e Prespës po u definuan secilënherë kur bisedonim me personat zyrtar të NATO-s por edhe me Greqinë”, tha Sheqerisnka duke shtuar se të gjithë përfaqësuesit e NATO-s duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm nga fillimi i procesit porositën se protokollo do të përgatitet në momentin kur marrëveshja e Prespës do të zbatohet dhe ratifikohet nga të dyja palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ne presim, thotë ministrja Sheqerinska, që pjesën tonë të evoluimeve ta kryejmë sipas praneve por në të njëjtën kohë presim të njëjtën gjë ta bëjë edhe Greqia.

Sipas saj, kjo praktikisht do të thotë se bëhet fjalë për disa javë dhe pret që menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë shumë shpejt të përgatitet protokollit i NATO-s dhe menjëherë të vendoset në rend dite në Kuvendine Greqisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme