Ministrja e Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministre, Radmilla Shekerinska sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se në periudhën në vijim pjesëtarët e Armatës do të jenë të pranishëm në numër të shtuar si mbështetje e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe njësive të vetëqeverisjes lokale në të gjitha komunat ku ishte kërkuar ajo ndihmë.
“Mund të paralajmëroj se pjesëtarët e Armatës do të angazhohen plotësisht në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir, Prilep, ndërsa gjatë ditës së sotme biseduam edhe konkretisht me Komunën Qendër, Veles, Kavadar dhe Rosoman. Presim që prania e këtillë më e madhe t’u ndihmojë komunave de MPB-së që të përballen me zbatimin e të gjitha masave për mbrojtje”, deklaroi Sheqerinska.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për angazhimin e Armatës në Kumanovë, Sheqerinska tha se mbyllja e këtij qyteti ku ka numër të madh të infektuarish, do të thotë shpenzim i shumë resurseve, ndërkaq nuk o ta zgjidhë problemin.
“Medikamenti i dhe instrumenti i vetëm, të cilin e thonë të gjithë ekspertët është distancimi social dhe fizik në mbi dy metra. Ne mund ta mbyllim Kumanovën me dyer të padepërtueshme, por dilni nëpër rrugë të Kumanovës dhe nëse sërish shihni tollovi para bankave, marketeve, në park, njerëz të cilët nuk mbrohen plotësisht me pajisje, asnjë karantinë nuk do t’ju shpëtojë nga sëmundja”, tha Sheqerinska.
Ajo theksoi se Armata është angazhuar në disa segmente për të ndihmuar në përballjen me përhapjen coronavirusit dhe krizës në përgjithësi./Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...