Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është në nivelin e tij më të lartë dhe që anëtarësimi i vendit tonë në NATO do të forcohet.
Kështu thanë në takimin e sotëm në mes Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve dhe Përfaqësuesi Special për BE-në dhe Ballkani Perëndimor, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Takimi u bisedua për perspektivën e NATO-s për vendin, e cila është mjaft e qartë me ratifikimin në Senatin e SHBA-ve dhe 25 vendet e tjera anëtare të NATO-s – Maqedonia e Veriut së shpejti do të konfirmohet si vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Mysafir i lartë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për vendin tonë dhe për perspektivën evropiane të vendit.
Ratifikimi në Senatit amerikan dhe vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo janë dëshmi e fortë e partneritetit strategjik dhe mbështetjes së SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut.
“Mosarritja e vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave nuk e ndryshon vendimin tonë, të punojmë drejt arritjes së qëllimeve tona strategjike, anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Ministrja Sheqerinska.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin