Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për Dojçe Vele në gjuhën Maqedonase, ka hedhur poshtë mundësinë për negociata për amnisti me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin. Sipas saj Maqedonisë i duhet “fillim i pastër”
“Nuk u dakorduam me Gruevskin vitin e kaluar dhe nuk shoh shkas se pse duhet ta bëjmë një gjë të tillë këtë vit kur kemi shumicë parlamentare, me të cilën mund të bëjmë reforma në vend.
Fakti që e patëm patjetër të paguajmë një çmim të lartë me lëndime, sulme, gjak dhe kërcënime se do të na vrisnin, tregon se nuk po përgatitim marrëveshje me djallin”, theksoi Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së.
Sheqerinska pësoi sulme brutale në Kuvend gjatë natës së përgjakshme të 27 prillit./Arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane