Google ADS

Sheqerinska në Washington: Është koha të tregojmë rezultate të brendshme

17:09 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, në ditën e parë të vizitës u takua me përfaqësues të Pentagonit dhe mori pjesë në Konferencën për ndërtim të integritetit të NATO-s, ku edhe mbajti ligjeratë në Universitetin të Mbrojtjes Kombëtare.

“Qëllimi i vizitës është të sigurojë mbështetje për përshpejtimin e procesit të ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim,” tha ministrja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se në vitin e kaluar janë arritur të sigurohen qëllimet strategjike, të marret ftesa për anëtarësim në NATO dhe të nënshkruhet protokollin e anëtarësimit.

“Tani është e nevojshme, me të njëjtin përqendrim, energji dhe angazhim të tregojmë rezultatet e brendshme, por gjithashtu të sigurojmë ratifikimin e shpejtë të protokollit. Objektivi kryesor që ne kemi gjatë vizitës në Washington është pikërisht kjo, të sigurojmë dhe vazhdojmë dialogun me përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, por edhe për t’u takuar me senatorë, kongresmenë dhe personalitete me ndikim dhe “think-tank-e” që mund të përshpejtojnë dhe lehtësojnë procesin e ratifikimit”, tha Sheqerinska.

Në Konferencën për ndërtim të integriteti, që mbahet nën moton “Ndërtimi institucioneve të forta dhe rezistente për të forcuar partneritetin tonë”, në panel me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë – ambasadorin Alejandro Alvargonzalez, Shekerinska diskutoi sfidat që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në fushën e mbrojtjes.

Konferenca për ndërtim të integritetit e NATO-s është një ngjarje e rregullt që zhvillohet çdo dy vjet, ku përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare dhe partnerëve të NATO-s, OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve shkëmbejnë pikëpamjet mbi praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të integritetit të institucioneve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme