Në Strumicën Evropiane nuk duhet të flasim shumë për vlerat e Maqedonisë Evropiane. Strumica ishte dhe do të mbetet komuna që përdori përfitimet e Bashkimit Evropian dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE në mënyrën më të shpejtë, më efikase dhe më të mençur, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pas takimit me kryetarin e Komunës së Strumicës Kosta Janevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se qytetarët e Strumicës janë të vetëdijshëm se rreth gjashtë milionë euro para evropiane janë siguruar për ndërtimin e stacionit të ujit, shkollat në Strumicë kanë marrë ngrohje qendrore, ndërsa BE ka investuar paratë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike.
Ajo tha se se më 8 shtator të vitit 2001 ne votuam për të marrë fatin në duart tona dhe tani po votojmë për të forcuar shtetësinë tonë me anëtarësimin në NATO dhe BE.
Ajo shtoi se vendet fqinje që u bënë anëtare të NATO-s dhe BE-së shënuan një zhvillim të fortë ekonomik dhe rritje të investimeve të huaja dhe prandaj, siç tha Sheqerinska, do të sjellim përfundimin logjik që anëtarësimi në NATO dhe BE do të forcojë vendin tonë, do të sigurohen kufijtë, do të garantojë stabilitetin dhe anëtarësimi në BE do t’i japë mundësi të reja Maqedonisë që të ketë të njëjtat përfitime që kanë të rinjtë dhe fëmijët në BE.
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit