Ne dhënë rezultate në drejtim të stabilitetit politik, lirive të mediave dhe arritjes së disa prej qëllimeve strategjike të qytetarëve, siç është anëtarësimi në NATO, që presim deri në fund të vitit, tha Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në konferencën e sotme “Perspektivat dhe Sfidat e Evropës Juglindore” në Cavtat, Kroaci.
Sipas ministres, nëse nuk merret një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme, forcat progresive të gatshme për kompromise të guximshme, për pajtimin, për një imazh të ndryshëm, demokratik dhe të përparuar të Ballkanit, do të ndiejnë mungesë interesi nga Bashkimi Evropian.
“Vendi ynë gjithmonë e ka parë procesin e zgjerimit si një proces i bazuar në rezultate dhe arritje. Për të promovuar lidership, duhet të ketë edhe vlera, si dhe qëndrueshmëri dhe besueshmëri”, tha Sheqerinska.
Konferenca, siç deklarojnë nga Ministria e Mbrojtjes, është nën organizimin e Friedrich-Ebert-Stiftung, ku marrin pjesë shumë anëtarë të Parlamentit Evropian, parlamentarë nga Gjermania, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, përfaqësues të komunitetit akademik dhe sektorit joqeveritar.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...