Nuk më besohej derisa i shikoja pamjet e dhunës dhe kaosin në Uashington. Sikurse më 27 prill 2017 nuk më besohej se kjo është e mundur të na ndodhë edhe neve në dhomën më të lartë ligjdhënëse. U dëshmua se demokracia mund të rrezikohet në mënyrë serioze kur një fuqi politike është në duart e njerëzve për të cilët funksioni është më i rëndësishëm se shteti dhe të cilët stimulojnë ndasi, urrejtje dhe dhunë vetëm për ta ruajtur atë, shkroi sot në profilin e saj në Facebook ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Kur kjo ndodhi tek, thekson ministrja, ishte një shok i madh, kur ndodhë në një demokraci të vjetër pas qindra tranzicionesh të qeta të pushtetit, është paralajmërim: se armiqtë e demokracisë nuk duhet t’i nënvlerësojmë dhe se ata ushqehen nga ndasitë, gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat, manipulimet dhe dozat e larta të urrejtjes së stimuluar.
“Ky është mësim për mbarë botën”, potencoi Shekerinska.
Duke bërë paralele me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ajo theksoi se policia nuk ka lejuar asnjë anëtar i Kongresit të sulmohet ose lëndohet dhe se një shumicë e madhe e Partisë republikane e ka kundërshtuar qartë dhunën dhe hyrjen në Kongres.
“Nënkryetari aktual Pens, megjithë presionet dhe thirrjet e mëdha nga Trampi, mbeti i vendosur dhe e siguroi transferimin e pushtetit pas disa orësh. Ai nuk iku, nuk zvarriti, nuk kërkoi “garanci” qesharake. E respektoi vullnetin e qytetarëve. Dhe jo vetëm kaq. Pavarësisht nga besnikëria partiake dhe personale ndaj Trampit, ai në fund porositi qartë: “Ju që sollët prishje të rendit dhe dhunë në Kapitullin tonë, nuk fituat. Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton. Kjo është akoma shtëpia e qytetarëve. Dhe siç u mblidhëm përsëri këtu, bota do të dëshmojë edhe një herë qëndrueshmërinë dhe forcën e demokracisë sonë”, theksoi Shekerinska.
Shumica e gazetarëve dhe analistëve në SHBA, thotë ajo, nuk kanë hezituar të përdorin fjalën e duhur “terroristë” për ata që duan të provokojnë me dhunë një përmbysje politike kundër vullnetit të njerëzve.
“Demokracia amerikane mbijetoi. Sikurse mbijetoi e jona para më pak se katër vjet. Ne duhet të jemi krenarë që mbijetuam dhe u rikuperuam nga trauma. Por disa njerëz duhet të kenë ende turp që edhe dhuna nuk i bëri të vetëdijshëm madje edhe sot ata nuk kanë forcë ose virtyt të dënojnë dhe të distancohen. Nuk kishte asnjë Pens ose Bush midis tyre. Amerika sapo na e kujtoi atë!”, shkroi Shekerinska në fund të statusit të saj në Facebook.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...