Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në mbledhjen zyrtare të ministrave të mbrojtjes deklaroi se “ky është moment historik edhe për ne edhe për Aleancën. Bashkërisht kaluam në shumë sfida. Bashkërisht mbetemi të vendosur ta mbrojmë lirinë, trashëgimin e përbashkët të popujve tonë, bazuar në parimet e demokracisë, lirive individuale dhe sundimit të së drejtës”.
Sheqerinska është ministrja e parë e cila në Bruksel mori pjesën në mbledhjen zyrtare të ministrave të mbrojtjes në këshillin e NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke cituar Winston Churchill, ministrja tha se “jemi të vetëdijshëm se kjo është ‘fund i fillimit’ dhe se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me sfidat e reja”. Sipas saj vendi ynë ka qenë partneri i NATO-s për shumë vite dhe se si anëtar i plotë, mund të kontribuojmë ndaj misionit kolektiv për mbrojtjen dhe vlerave tonë të përbashkëta demokratike.
“Dyert e hapura për Republikën e Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmi se Aleanca është institucion dinamik që sheh ndaj të ardhmes”, tha Sheqerinska duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është me NATO-në në ardhmëri të përbashkët.
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...