Në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s është miratuar Plan operativ i Aleancës për aksion të koordinuar në përballjen me pandeminë e koronavirusit, informoi pasdite ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas përfundimit të takimit ministror.
Me planin e ri, siç theksoi, reagimi i Aleancës dhe i vendeve anëtare do të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas dhe do të mundësohet që asistimi kritik të mbërrijë deri te ata të cilëve më shumë u nevojitet ndihmë, në shpejt dhe në mënyrë më efikase.
“Të gjithë 30 aleatët jemi të përballur me problemin e njëjtë, ndërsa kjo është pandemia e cila tashmë ka përmasa globale, dhe për këtë mënyre më e mirë dhe më efikase është të kemi qëndrim të vetëm, përgjigje të koordinuar, të jemi të shpejtë në reagim”, tha Shekerinska.
Ajo bëri të ditur se në takim janë marrë edhe vendime të tjera, gjegjësisht se Aleanca e NATO-s krijon një fond të përbashkët i cili do t’i mbulojë nevojat urgjente të vendeve anëtare dhe Fond i cili do të shfrytëzohet për furnizim dhe
sigurim të pajisjes mjekësore, por edhe transport të pajisjes së pacientëve dhe të punonjësve shëndetësorë.
Është dakorduar se në suaza të Aleancës do të krijohet tepricë e pajisjes mjekësore për çfarë tashmë NATO-ja i ka filluar përgatitjet e para. Këto teprica, informoi ministrja, do të përfshijnë mjete financiare nga aleatët, donacione dhe pajisje e cila do të furnizohet përmes Fondit, ndërsa do të shfrytëzohet për nevojat e të gjitha anëtareve të Aleancës.
“Nëse dikush ka pasur dilema ja saktë çfarë do të thotë të jemi pjesë e Aleancës. Kjo do të thotë të marrim pjesë në vendimet dhe se nuk jemi vetë”, tha Shekerinska.
E pyetur nëse deri tani është kërkuar ndihmë nga NATO-ja, Shekerinska theksoi se që në fillim të krizës kur u bëmë anëtare e Aleancës kemi kërkuar ndihmë dhe e kemi marrë përmes të a.q. Sistem të ndihmës në raste të katastrofave natyrore.
“Pjesën më të madhe të ndihmës që e morëm nga vendet anëtare konkrete të Aleancës shkonte përmes instrumentit të NATO-s. E morëm mbështetjen edhe përmes softuerit të veçantë për përballje me katastrofa civile, por kryesisht
edhe me transport dhe sigurim të pajisjes mbrojtëse dhe mjekësore. Ndihmën plotësisht do ta marrim javëve të ardhshme nga Norvegjia ku një pjesë na e ofruan përmes mjeteve financiare të cilat hynë në buxhetin tonë dhe me to
blejmë tashmë pajisje mjekësore shtesë, por një pjesë e pajisjes edhe drejtpërdrejt do ta marrim përmes Agjencisë së NATO-s për furnizime publike”, theksoi Shekerinska.
Shtoi se më shumë se 10 vende anëtare të NATO-s përmes këtij instrumenti i kanë dërguar ndihmë vendit, ndërsa na është ofruar edhe a.q. transport strategjik, gjegjësisht aeroplanë që janë vënë në dispozicion për transportin e
një pjese të pajisjes. Nga ana e disa vendeve anëtare, informoi ministrja, mund të shfrytëzojmë oferta për ndihmë shëndetësore.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...