Ministrja e Mbrojtes Radmilla Sheqerinska, sot ka realizuar takim me delegacionin e Drejtorisë Evropiane për Aktivitete të Jashtme, e udhëhequr nga drejtori për menaxhim me kriza dhe planifikim Gabor Inklodi.
Ky takim vjen pas dy muajve pasi Maqedonia ka dorëzuar iniciativë që të kyçet në projektin evropian për vlerësimin kërcënimeve hibride, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska në takim ka thënë se Qeveria ka finalizuar Marrëveshjen e Prespës dhe pas përmbushjes së obligimeve nga të dy palët, do të mundësohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.
“Tanimë për disa javë Maqedonia do të ketë të drejtën të merr pjesë dhe të jep mendim në gjitha takimet e NATO-s. Qeveria promovon politika të reja të krijimit të miqësive dhe ka për qëllim të sjell bashkëpunim dhe falje në rajon”, tha Sheqerinska.
Ndërsa nga ana e delegacionit evropian është potencuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm partnerë, por edhe anëtarë të ardhshëm të BE-së.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi