Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski, u takuan sot me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Sheqerinska gjatë këtij takimi e potencoi bashkëpunimin e gjatë midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe URM-së dhe Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, e cila, sipas ministrisë, kontribuoi që Maqedonia të jetë gati për tu bërë anëtari i 30-të i NATO-s.
“Ne jemi të bindur se në fillim të vitit 2019, Maqedonia do të jetë në tryezë së bashku me të gjithë aleatët, shtetet anëtare të aleancës, ndërsa pastaj pas një procesi të ratifikimit do të jemi një vend anëtar i 30-të i NATO-s”, tha Sheqerinska dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e Komandës së Përbashkët në Napoli dhe zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup në mbështetje të reformës dhe zhvillimit të Armatës.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?