Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në tubim në Berovë tha se “arritëm të realizojmë rezultatin që e ëndërronin gjeneratat në gati 30 vite edhe ja, jemi një hap para anëtarësimit në NATO”.
“Prej momentit kur dëshironin me gjak të ndalojnë ndërrimin e pushtetit, për vetëm dy vite e gjysmë arritëm rezultatin që e ëndërronin gjenerata. Ky sukses nuk erdhi nga qielli dhe as nuk e dhuroj dikush. Është rezultat i dëshirës dhe guximit të qytetarëve dhe aftësisë së Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”, tha Sheqeronska.
Ajo shtoi se tashmë vetëm tre shtete nevojiten që ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Presim Holanda dhe Franca të përfundojnë në javët e ardhshme. Në Spanjë varet nga zgjedhjet, por presim që edhe atje të përfundojë sa më shpejt”, tha Sheqerinska e cila shtoi se në Samitin e NATO-s do Maqedonia e Veriut do të ulet bashkërisht me Trump, Merkel dhe Stoltenberg.
NATO, sipas saj, s’do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet por edhe investime dhe se vetëm pas ftesës së NATO-s katër herë më shumë janë rritur investimet në krahasim me periudhën e OBRM-PDUKM-së.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...