Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në selinë e Aleancës në Bruksel, prezantoi hapësirat ku do të vendoset misioni i shtetit tonë, si një anëtare e plotë.
“Sot pata mundësinë të jem përfaqësuesi i parë i qeverisë sonë që hyri në ambientet që NATO – Aleanca ka përgatitur për anëtarin e saj të 30-të. Kjo tregon se të gjitha përgatitjet tona janë duke shkuar sipas planit dhe kjo tregon se ne jemi të mirëpritur në aleancën më të fuqishme ushtarake, politike”, tha Ministrja Sheqerinska, përcjell telegrafi maqedoni.
Sheqerinska tha se në takimet me ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-së dëgjoheshin mesazhet se presin që Maqedonia e Veriut së shpejti të bëhet anëtare e NATO-s.
Në seancën e Këshillit të Atlantikut të Veriut, thuhet në deklaratë se, Sheqerinska dërgoi një mesazh se plani për ndarjen e 2 përqind të BPV-së për mbrojtjen deri në vitin 2024 është duke u zbatuar dhe se në vitin 2020 do të pasojë një rritje tjetër e buxhetit për mbrojtje.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...