Akoma është herët të flitet për zgjidhje dhe se mbeten vetëm detyjet, pasi për detajet po diskutojmë 25 vite, tha mbrëmë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për TV24, duke komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili tha se zgjidhja është arritur.
“Artan Grubi duket se është shumë optimist. Kuptoj se ndonjëherë është mirë të dërgohen mesazhe pozitive dhe optimiste. Nuk mendoj se është i saktë ai vlerësim. Në kontestet që zgjatin aq gjatë janë në kufi ose do të zgjidhen ose do të kthehen nga fillimi”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me deklaratën e Zoran Zaevit se Maqedonia është e gatshme për përcaktim gjeografik, Sheqerinska tha se kjo çështje do të vendoset në fund të bisedimeve.
Ajo shtoi se në tavolinë akoma nuk ka propozim nga ndërmjetësuesi, por ide për të cilat diskutohet edhe në Greqi edhe në Maqedoni./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?