Një burrë është bërë viktima e parë e koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë.
Lajmin e konfirmoi menaxheri i një spitali në qytetin veriperëndimor, Bihaq, pranë kufirit me Kroacinë. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për viktimën.
Autoritetet boshnjake më parë e kanë shpallur gjendjen emergjente për shkak të koronavirusit, shkruan “Reuters”, transmeton express
Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 90 raste të infektimeve. Numër më i madh i personave të infektuar është shënuar në shtetet fqinjte të Bosnjës, në Serbi dhe në Kroaci.
Virusi i ri është përhapur edhe në vendet tjera ballkanike. Numrin më të vogël të rasteve deri më tani e kanë Mali i Zi dhe Kosova, ku ende nuk është shënuar asnjë viktimë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...