Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp informoi se është regjistruar viktima e parë nga coronavirusi në vendin tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për fat të keq ka një grua të vdekur nga coronavirusi. Ajo vjen nga Kumanova dhe gjendja e saj kohëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Janë marrë mostra dy herë dhe të njejtat kanë dalë negative kurse mostra e tretë konstatoi gjendjen e saj alarmante. Është marrë nën kujdes edhe djali i saj i cili për tani është në situatë stabile dhe të qetë” tha Filipçe.
Ministri gjithashtu konfirmoi se sot janë regjistruar 29 raste të reja me coronavirus, me këtë është rritur numri në 114.
Persona të infektuar nga coronavirusi deri më tani ka më shumë në Shkup (65), Dibër (36), Shtip (7), Kavadari (2), Ohri (2), Gostivari (1) dhe Kumanova (1)
Filipçe tha se gjendja shëndetësore e pacientëve tjerë është stabile.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...