Me stërvitje demonstruese taktike, ndarjen e mirënjohjeve dhe falënderimeve dhe një sërë festimesh, sot në kazermën “Ilinden” është shënuar 41 vjetori i themelimit të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri”.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se njësia “Tigri” sot është sinonim i trajnimit sipas standardeve më të larta të kërkuara nga lufta kundër terrorizmit dhe krimit të dhunshëm të nivelit të lartë dhe është një mesazh i fortë se vendi ynë ka një sistem të mirëpërgatitur dhe funksional të sigurisë kombëtare.
“Anëtarët e kësaj njësie janë mishërimi i profesionalizmit. Jam i bindur se njësia ‘Tigri’ do të vazhdojë të jetë shërbim shumë i motivuar, shumë i organizuar dhe i përgatitur për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe rendit kushtetues të vendit tonë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ndryshe, në përbërje të këtij njësiti nuk ka shqiptar dhe as bashkësi të tjera etnike./Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin