Gjendja në kufirin jugor është stabil, do të reagojmë në mënyrë preventive dhe sipas gjitha skenarëve të mundshëm, ka thënë sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në kazermën “Ilinden” ku ka informuar se gjatë fundjavës kanë filluar përgatitjet e rritjes së prezencës së policisë dhe armatës në linjën kufitare për shkak të kufirit turko- grek me emigrantët.
“Për momentin presioni i kufirit tonë nuk është i shprehur si më parë, presioni kryesor është në kufirin greko-turk. Është fakt se shkakton tërheqje të caktuar të forcave greke të fokusohen në kufirin turk dhe kjo shkakton lëvizje të emigrantëve të cilët veçmë kanë qenë në Greqi drejt veriut në BE”, ka thënë Shekerinska.
Ministrja ka ftuar të mos përhapen lajme të rreme dhe dezinformata pa dallim se cila është arsyeja dhe çfarë agjende qëndron pas kësaj, transmeton MIA.
“Gjatë mëngjesit filloi të përhapet informatë e cila është e pasaktë lidhur me dhunën dhe probleme në kufirin në Manastir. Në atë mënyrë nuk mbrohet shteti, vetëm defokusohen përpjekjet e gjitha institucioneve shtetërore të ballafaqohemi me atë që me të vërtetë mund të jetë problem”, ka thënë Shekerinska.
Ajo ka thënë se me Fronteksin kanë komunikim dhe se dje në Komitetin menaxhues kanë kërkuar vazhdimin e angazhimit të policisë nga Fronteksi në kufirin tonë jugor.
“I dimë nevojat, e dimë se gjendja mund të bëhet më serioze, kemi plane të sakta operative edhe në armatë dhe konform informacioneve në terren do të sjellim vendimet. Prej dje numri i tyre është ngritur”, ka thënë Shekerinska.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...