E pyetur se kur do të nis aktivizimi i ushtrisë në sigurimin e disa prej institucioneve shëndetësore pas shpalljes së gjendjes së krizës, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se Qeveria ka dorëzuar kërkesë deri tek Presidenca dhe se pritet që presidenti Stevo Pendarovski të marr vendim për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës.
“Dje në mbrëmje ne e kemi miratuar kërkesën tonë si Qeveri, është dërguar deri tek presidenti. Në orët e mëngjesin të sotëm ka pasur takim dhe marrëveshje mes Shtabit Operativ të MPB-së dhe Armatës. Unë pres që gjatë ditës komandanti suprem, do të thotë presidenti të jep dritë jeshile…sepse në këtë temë kemi biseduar edhe në Këshillin e Sigurimit, dhe besoj që prej nesër ky sistem do të mund të funksionojë plotësisht”, deklaroi ministrja Shekerinska duke shtuar se aktivizimi i ushtrisë do të bëhet vetëm me kërkesë të institucioneve shëndetësore./alsat
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...