Shekerinska: Jemi të përgatitur edhe për presion më të madh të emigrantëve

15:45 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se ata janë duke e monitoruar situatën me emigrantët në kufirin jugor dhe janë të gatshëm për konfrontim dhe presion.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për garën e NATO-s në Shkup, Shekerinska tha se për shkak të lajmeve të rreme disa nga refugjatët mendonin se rruga ballkanike ishte përsëri e hapur dhe u drejtuan drejt kufirit maqedonas, njofton Makfaks.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi edhe me rritje të presionit në kufi. E rëndësishme është të jemi vigjilentë dhe të gatshëm”, tha Shekerinska.

Ministrja vlerësoi se ishte e justifikuar prania ushtarake në kufi, madje edhe në ditët kur nuk kishte emigrantë atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme