Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sa i përket vetos bullgare për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sot deklaroi se atë që e dëgjuam edhe nga presidenca gjermane është në linjë të asaj që e ndjejmë ne, e ajo është që Bullgaria bëri gabim gjeostrategjik, që nuk është i mirë për rajonin, nuk është i mirë për ne dhe nuk do të jetë edhe për Sofjen.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në vlerat evropiane. Dhe sot në këtë konferencë për media treguam se mund të ofrojmë rezultate evropiane, madje edhe atëherë kur dikush e bllokon procesin evropian. Kështu do të vazhdojmë edhe më tutje sepse e ardhmja maqedonase është evropiane dhe ne në këtë nuk do të ndërtojmë alternativë”, deklaroi sot në konferencë për media Shekerinska.
Ajo shprehu pritshmëria se të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Bullgarisë, ta konfirmojnë pozicionin e tyre se duhet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.
“Atë që ne e premtuam para një muaji, treguam se po e përmbushim dhe se në interes të procesit evropian nuk do të harrojmë vlerat evropiane, ndërsa një nga ato vlera është respektimi i të drejtës së vetëvendosjes, i larmisë dhe veçantisë së secilit popull dhe secilës gjuhë. Ne thamë se ato linja të kuqe nuk do t’i kalojmë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska./koha.mk
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...