Shekerinska: ARM-ja në mbështetje të plotë të MPB-së dhe pushtetit lokal

11:29 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska sot njoftoi se përfaqësuesit e ARM-së do të jenë në mbështetje të plotë të përfaqësuesve të MPB-së dhe pushtetit lokal.

“Mbështetje e plotë e pushtetit lokal dhe Ministrisë për Punë të Brendshme. Prej sot përfaqësuesit e ARM-së do të jenë në numër më të madh, jo vetëm në kufi, por në mbështetje të policisë dhe pushtetit lokal në të gjitha komunat të cilat kanë kërkuar një ndihmë të këtillë”, deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.

“Vendosja e Kumanovës në karantinë nuk zgjidh problemin, për shkak se në Kumanovë veçmë kemi numër të madh të të infektuarve me Kovid-19”, tha Shekerinska e pyetur nëse është e nevojshme vendosja e Kumanovës në karantinë të plotë./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme