Google ADS

Shefi i NATO-s Stoltenberg në vizitë dyditore në Shkup

09:14 | 14 Janar 2018
Arbresh.info
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën dhe të enjten (17-18 janar) do të realizojë një vizitë dyditëshe në Maqedoni, njoftoi Qeveria e ketij vendi. Stoltenberg do të takohet me udhëheqjen e shtetit, ministrat, si dhe me disa nga liderët e partive politike.
 Eshtë planifikuar që Stoltenberg të zhvillojë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Zoran Zaev të enjten pasdite.

Kjo vlerësohet si një vizitë shumë e rëndësishme pasi Maqedonia ka shprehur dëshren e saj për anëtarësim në aleancë por kjo kërkesë akoma nuk është bërë e mundur edhe për shkak të tensionit që ka me Greqinë për shkak të emrit./Lajimi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme