Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros Nikos Christodoulides, me ftesë të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, sot për herë të parë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftojnë nga MPJ, ministri Nikos Christodoulides do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.
“Në takim parashihet që të flitet për bashkëpunimin dypalësh dhe gjendjen në rajon, sidomos për perspektivën euroatlantike, si dhe për mbështetjen e Qipros që ia jep Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Në fokus të bisedës do të jenë edhe mundësitë për zhvillimin e dialogut politik në periudhën që vjen./telegrafi
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...