Ambasada e SHBA përgëzon qytetarët e Maqedonisë të cilët ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet lokale të tetorit 2017. Përshëndesim konkluzat preliminare të OSBE/ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se respektimi i lirive themelore kontribuoi për një proces demokratik.
Këto konkluza janë në pajtim me ato të ekipeve të Ambasadës të SHBA që vëzhguan zgjedhjet në rrethin e parë dhe të dytë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës sw SHBA-ve në Shkup.
Nga Ambasada e SHBA-së njjëherit iu bëjnë thirrje qytetarëve që atje ku supozohet se ka dyshime për parregullsi dhe keqpërdorime, që ato raste t’i paraqesin ndërsa autoritetet përkatëse t’i shqyrtojnë me përpikëri.
“Po ashtu nxisim Komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe autoritetet tjera qeveritare të shfrytëzojnë periudhën pas zgjedhjeve për t’i shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet e 2016 dhe 2017. Kjo do të përforcojë proceset e ardhshme zgjedhore. Një qeveri lokale e fuqishme krijon bazat për një demokraci dinamike. Kryetarët dhe këshilltarët e sapo zgjedhur të komunave i inkurajojmë të jenë të hapur dhe t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve në komunat që drejtojnë. Ambasada shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me komunat, organizatat dhe qytetarët për të avancuar reformat kyçe në nivel lokal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...