Përfaqësuesi i shtetit më të fuqishëm në botë, Filip Riker dërgoi mesazhin se SHBA-ja edhe më tej është mbështetës i fuqishëm i politikave të vendit. Riker në emisionin “360 gradë” tha se vendi tashmë i takon perëndimit, sado që tentojnë forcat anti- perëndimore dhe anti- demokratike të ndikojnë në çfarëdo mënyre kundër zhvillimit të Maqedonisë së Veriut.
“Numri i shteteve, i liderëve, numri i diplomatëve me ndikim që erdhën, mendoj që e tregon përkrahjen e fuqishme që e ka Maqedonia e Veriut. Dhe, kuptohet nga Uashingtoni i patë mesazhet e presidentit Bajden i cili është mik shumëvjeçar i këtij rajoni dhe këtij vendi. Sekretari Blinken, në forumet e ndryshme derisa ishte në Evropë javën e shkuar, qartë vuri në dukje se duam ta shohim këtë rajon duke avancuar. Ne e ofrojmë tërë mbështetjen tonë për këtë synim”, tha Filip Riker, Ndihmës Sekretari Amerikan Për Evropë Dhe Evroazi.
Riker iu referua edhe luftës kundër korrupsionit. Sipas tij, ballafaqimi me këtë të keqe patjetër të jetë me forca të bashkuara.
“Presidenti Bajden ishte shumë i qartë se lufta kundër korrupsionit, duke folur qartë për menaxhim të mirë, do jenë temat kryesore të politikës së jashtë të SHBA-ve. Ne llogarisim në aleatët tanë, si Maqedonia e Veriut, të na bashkëngjiten në këto përpjekje në mbarë botën. E patë urdhrin e ri ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor që e miratoi presidenti Bajden me qëllim të mbindërtimit të urdhrave të vjetra, për ta zgjeruar dhe qartësuar pozitën tonë për ballafaqim me korrupsionin”, pohoi Filip Riker, Ndihmës Sekretari Amerikan Për Evropë Dhe Evroazi.
Pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Xho Bajden se do e zgjerojë listën e zezë me njerëz që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Ohrit, Riker nuk zbuloi nëse tashmë është vendosur se kush do të jetë në atë listë. Lidhur me qëndrimin e OBRM-PDUKM-së se nuk e njohin Marrëveshjen e Prespës, Riker tha se Marrëveshja e Prespës është punë e kryer./Alsat/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...