Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në mbledhje ministrore “Integrimi i romëve” në Tiranë të Shqipërisë. Ajo nëpërmjet një video-fjalimi, tha se Maqedonia e Veriut është pjesë e iniciativës ndërkombëtare Dekada për përfshirjen e romëve 2005-2015.
Shahpaska tha se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” do të thotë përfshirje të të gjithë qytetarëve në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve, të cilët sigurojnë mundësi të barabarta për zhvillim dhe avancim personal.
“Qeveria përmes ministrive resore, implementon projekte dhe përgatit zgjidhje ligjore për zgjidhjen e problemeve dhe arritjen e qëllimeve të caktuara, siç janë: arsimi, punësimi, miratimi i Ligjit për persona jo të evidentuar në Librin amë të të lindurve, Pilot projekti për integrimin e romëve 2020, i cili në këtë moment implemetohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Shahpaska.
Ajo shtoi se përveç kësaj, është paraparë edhe përgatitje e Metodologjisë për vendosjen e mekanizimit për ndjekjen dhe raportimin për politikat për integrimin e romëve, përmes politikave për ndjekjen e arritjeve të definuara në Deklaratë, me përfshirjen e Entit shtetëror për statistikë./Telegrafi/
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes