Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska deklaroi sot se gjendja me coronavirusin në Çerdhet e vendit është stabile. Ndërkohë që nuk bëri publik numrin e edukatorëve dhe përkëdhelësve të vaksinuar deri tani.
Sipas Shahpaskës, shifrën e këtillë duhet kërkuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Numri e saktë të të vaksinuarve e ka ministria e Shëndetësisë, ne si ministri për Punë dhe Politikë Sociale përmes shkresës i dërguam listat se cili nga edukatorët dhe përkëdhelësit janë paraqitur për tu vaksinuar. Do të thotë numrin konkret nuk mund tua them , atë do ta merrni në Ministrinë e Shëndetësisë”.
“Megjithatë treguesit, ja me datën e sotme, në Komunën e Kisella Vodës, nuk ka asnjë edukator të infektuar, as edhe një fëmijë të infektuar, kjo flet se me respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) gjendja në Çerdhe mund të mbahet stabile”, tha Shahpska./Telegrafi/
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...