Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, sot ka folur në lidhje me vitin e ri shkollor dhe vaksinimin e mësimdhënësve.
I pyetur nëse mësimdhënësit e pavaksinuar, do të jenë kërcënim për rrjedhën normale të vitit të ri shkollor, Shabani tha se ministria nuk ka mekanizëm dhe as udhëzim t’i detyrojë mësimdhënësit të vaksinohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se ministria nuk ka numër të saktë sa mësimdhënës janë vaksinuar me një dhe me dy doza të vaksinës, as sa është numri i tyre që nuk kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar.]
“Mënyra e mësimdhënies realizohet sipas udhëzimeve që marrim nga institucionet dhe organet kompetente shëndetësore, kryesisht nga Komisioni për Sëmundjet Infektive. Prioriteti ynë ishte mësuesit që kanë qenë me mësim me prezencë fizike, ndërsa për mësuesit tjerë do të koordinohemi me autoritetet shëndetësore, të cilët japin udhëzime për termine dhe llojin e vaksinës. Deri më tani, nuk ka asnjë mekanizëm ose fushatë për të rritur ndërgjegjësimin tek ata mësues, të cilët në shtator duhet të përfshihen në procesin e rregullt me pjesëmarrje fizike në mësimdhënie. Ne nuk mund t’i detyrojmë ata të vaksinohen”, tha Shabani.
Ai potencoi se MASH është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, për t’u përgatitur për vitin e ri shkollor./Telegrafi/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...